Nuk ka dilemë se niveli organizativ i partive politike qӫ veprojnë nӫ Kosovӫ ӫshtӫ i pa denjӫ dhe i mjerueshëm. Kosova ka mbetur peng i politikӫs primitive tӫ partive tӫ cilat asesi nuk po arrijnӫ tӫ reformohen apo tӫ profilizohen me trendet dhe kӫrkesat e kohӫs. Pasi populli tregoj vetӫdije tӫ lartӫ dhe pӫrgjegjӫsi ndaj ndӫrtimit tӫ Institucioneve te Shtetit duke e dhӫnӫ votӫn nӫ bazӫ tӫ normave dhe ligjeve zgjedhore, tani kur pritet tӫ formohen Insitucione tӫ reja partitӫ politike me qӫndrimet e tyre tӫ papërgjegjshme janӫ barrikaduar duke u pӫrqarӫ edhe mӫ shumӫ me njӫ fjalӫ duke lansuar teza mӫ tӫ ndryshme kundӫr njӫratjetrӫs pӫr qӫllimet dhe interesat e tyre karrieriste. Kjo sjellje e papranueshme ӫshtӫ nӫ kundërshtim tӫ drejtӫpӫrdrejtӫ me votӫn e popullit pӫr ti ndihmuar Shtetit ti ndӫrtoj Institucionet pӫr tӫ ecur para. Asnjӫherӫ mӫ parӫ edhe nӫ kohӫrat kur popullsia Shqiptare ishte pothuajse analfabete pa shkoll e arsimim, nuk ka pasur klasӫ mӫ tӫ dobӫt politike se qӫ ӫshtӫ kjo tani. Si mund ta vlerӫsojmӫ ndryshe kӫtӫ klasӫ politike apo ish deputetӫt e Parlamentit tӫ Kosovӫs tӫ cilӫt pӫr inate dhe pӫr xhelozi tӫ sӫmurӫ nuk i votojnӫ marrëveshjet ndërkombëtare pӫrkatӫsisht nuk votojnӫ pӫr grantet e fondeve tӫ Bashkimit Evropian tӫ cilat u janӫ dedikuar Qeverisӫ sӫ Kosovӫs përkatësisht popullit tӫ Kosovӫs. Ky soj i njerӫzve pa parime, pa dinjitet, pa edukatë, e kulturӫ, pa vizion e pa moral nuk i duhen Kosovӫs. Ka ardhur koha qӫ tӫ formohen iniciativa qytetare pӫr tu ngritur nӫ protesta ndaj liderӫve, individӫve dhe subjekteve tӫ caktuara tӫ cilat i bӫjnӫ opstrukcione funksionimit normal tӫ Shtetit tӫ Kosovӫs. Se deri kur do tӫ vazhdojӫ kjo mendӫsi e mjerimit nӫ politikӫ, duke e shkelur dhe keqpërdorur votӫn e sovranit mbetet tӫ shihet. Por mӫ thotӫ mendja se ka ardhur koha qӫ aktivizimi qytetarӫ ta thotӫ fjalӫn e vetӫ duke u ngritur kundër tӫ gjithӫ atyre qӫ po i mbajnӫ pengӫ proceset zhvillimore tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Po tӫ kishte fare moral njerӫzorӫ, pӫrgjegjӫsi ndaj vendit njӫ numӫr i politikanëve, apo deputetӫve tӫ konsumuar qӫ moti ka kaluar koha e tyre pӫr tu marrur me politikӫ. Kӫsaj gjendje kaotike ne politikӫn Kosovare i kanӫ kontribuar dhe po i kontribuojnӫ disa mjete tӫ ashtuquajtura tӫ informimit tӫ cilat janӫ themeluar shkel e shko pӫrmes mafisӫ biznesore tӫ pronarӫve biznesmen tӫ njohur tӫ cilӫt po e malltretojnӫ, po e helmojnӫ dhe po e pӫrqajnӫ opinionin e pafajshëm. E kjo po shihet nӫ vazhdimӫsi pӫrmes debateve mӫ primitive dhe mӫ tӫ kota tӫ disa pseudoanalistӫve tӫ mbӫshtjellur me petkun gazetarӫ duke hapur portale tӫ cilat as familja nuk ja vlerӫson.