Post scriptum: “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”

Opinione

Post scriptum: “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”

Nga: Muhamed Halili Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:40
Muhamed Halili

Me rastin e 7 marsit, diten e mësuesisë, gjegjësisht ditën e hapjes së Mësonjëtores së pare shqipe në Korçë më 7 mars 1887 Shoqata për Akademi të shqiptarëve në Maqedoni organizoi një tribune për këtë rast ku hiseja për të ligjëruar për këtë ngjarje të rëndësishme në historinë shqiptare i ra profesor Avzi Mustafës gjatë kohë ligjërues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Shkup.

Duke folur për përpjekjet që shqiptarët nën Perandorinë osmane i kanë bërë për hartimin e një abetareje me shkronja shqip, profesori shkruan se “në vitin 1868 u mblodhën patriotët shqiptar në qendër të Perandorisë, në Stamboll dhe vendosën: “Duhet ta shkruajmë gjuhën shqipe, duhet të zgjedhim ato germa që përcjellin tingullin më lehtë, tingullin e bukur të gjuhës tone. Dhe germat të jenë shqip!

Për të ilustruar më mire përpjekjet dhe sakrificat e rilindësve shqiptarë për ta hartuar abetaren e pare shqipe dhe zhvilluar arsimin shqip në të gjitha trojet tona profesori nuk e le pa I përmendur emrat e njohur të letërsisë dhe kulturës shqipe si Hoxhë Tahsinin, Pashko Vasën, Jani Vreton, vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, etj, etj deri në ditët e sodit.

Megjithate profesori Mustafa ka bërë një lëshim: nuk e ka vazhduar me kontributin e bashkëkohësve për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe “kontributin e madh” të Komandantit të frontit anti-avropian dhe partisë së tij BDI ashtu siç disa vite me rradhë i bëjnë elozhe Edi Rama, Ilir Kulla, dhe shumë të tjerë nga Shqipëria e Baton Haxhiu nga Kosova!

Kuptohet këtu ka edhe një dozë të vetëlavdrimit të tepërt nga ana e tij.

Dallimi është I dukshëm: rilindasit janë nisur nga bindja e tyre, siç shkruan profesori, “gjuha është rrojtarja më besnike, më vigjilente e kombit” ndërsa për Komandantin dhe bashkëpartiakët e tij ajo u bë rrojtarja më besnike dhe më vigjilente e xhepit dhe interesave finansiare personale e familjare.

Gjeneratave më të reja duhet përkujtuar se rrebelimin e rinisë shqiptare ndaj politikës jugosllave atëbotë lpk-istët e shfrytëzonin duke ikur nga vendi dhe duke marrë statusin e azilkërkuesit në Evropën perëndimore, gjoja për shkak të ndjekjeve politike duke harruar se po të njejtët në metropolet evropiane u prinin demonstrative me pankarta të fytyrës së Enver Hoxhës e Stalinit.

Dhe nga këto manifestime flitej se u ngelnin boll para!

Abetarja shqipe është shkruar me gjak nga promethenjtë tanë dhe me kockat e tyre është ndërtuar shkolla shqipe, vazhdon profesori. Në krye të kësaj rruge fisnike u shquan shumë fytyra të ndritura që sakrifikuan jetën për shkollën shqiptare, si Naum Veqilharxhi që na e fali “Evetaren” e pare dhe këtë e pagoi me kohë në burgun e patrikanës greke. Po këtë fat e gjeti Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin, Gjerasim Qiriazin e shumë të tjerë pafund.

Alija me plot të drejt u jep homazh të rinjëve shqiptarë që me gjak e mbrojtën gjuhën shqipe. Lavdi u qoftë për heroizmin e tyre.

Por, kur mban fjalime “me popullin” ai duhet ti tregoj atij populli se mes të rinjëve që kanë rënë për gjuhën shqipe në Maqedoni , për fat të keq nuk gjendet asnjë djalë funksionari politik.

Shumë emra të fëmijve të politikanëve vërtiten në procedura gjyqësore si tenderistë, pronarë të hidrocentraleve dhe godinave shumëkatshe në Shkupm kurse ata bëhen të shurdhër dhe nuk e dëgjojnë por flasin se do ti bojkotojnë zhdedhjet, se do ta bëjnë këtë dhe atë duke mbaruar edhe me destabilizimin e shtetit.

Duke festuar këtë ditë të madhe të gjuhës shqipe nuk duhet lënë pa e përmendur kontributin e madhë të të gjithë mësuesve shqiptarë të viteve të 80,90 e më herët si dhe ndjekjen e tyre nga aparati shtetëror për shkak të gjuhës shqipe, përjashtimine tyre nga puna, burgimin e tyre.

Nuk duhet harruar kontributin e madh të gjimnazit të Tetovës, atij të Kumanovës, Kërçovës, Strugës, Normales së Shkupit, Zef Lush Markut në Shkup për rruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe nëpërmjet luftës për evidencën dhe administratën pedagogjike në shqipet, rruajtjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Pastaj duhet përmendur edhe kontributin e TV Shkupi për rruajtjen e toponimisë shqipe, gazetën “Flaka e Vëllazërimit” për aplikimin e gjuhës letrare. Dhe mija shembuj kështu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat