Vuçiq dhe Rama e kanë të përbashkët idenë e Revolicionit shumëngjyrësh

Opinione

Vuçiq dhe Rama e kanë të përbashkët idenë e Revolicionit shumëngjyrësh

Nga: Dedë Preqi Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:55
Autori Dedë Preqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më se një gjysmë viti po përballet me protesta të studentëve dhe protesta gjithëpopullore në gjitha qytetet e këtij vendi, të revoltuar dhe të lodhur nga autokracia e shtetit serb.

Vuçiqi, e ndien se po kërcënohet nga jashta, që në realitet është nga populli i vet, i cili po i kërkon të drejtat e veta, si studenti, nxenësi poashtu edhe punëtori i këtij vendi, ku krizat burojnë prej rrënjësh të përbashkëta të qeverisë së këtij presidenti të korruptuar dhe të inkriminuar.

Populli serb është lodhur me mashtrimet e presidentit Vuçiq, i cili pohon se ky është një lloj « Revolucioni shumëngjyrësh» që pas tij qëndron perëndimi, për seri sa vetë populli e demanton në një mënyrë, dhe mjaton të shikosh rrugët dhe sheshet e qyteteve të stërmbushura me protestues, të cilët nuk kërkojnë më shumë se të drejtat e veta qytetare.

Lakuriqësia e Vuçiqit, tani më është dalë në shesh, dhe nuk e ka turp para popullit të vet dhe para botës, sipas të cilit me pushtetin e forcës do ti kontrollonte të gjitha mediumet dhe agjentësitë tjera, për t’i përvetësuar në favor të autokracisë që e përdor me pushtetin e vet në Serbi, duke pretenduar ti shtriej rrënjët edhe në rajon e më gjerë, sikur edhe në Kosovë.

Megjithatë, përpjekja e Vuçiqit, përmes planeve të tij tani më të njohura fashizoide, është përpjekje për të përfituar teritore në veri të Kosovës, duke i mashtruar dhe manipuluar me serbët e veriut të këtij vendi, dhe kjo ide e ka mbajtë më të fuqishëm në pushtet, mirëpo, populli nuk ha barë as tallë, që të mos i kuptojë lojrat e presidentit të vet dinak.

Dhe tani ku qëndron tipari vendimtar i mesazhit të popullit serb përmes këtyre protestave, dhe sipas këndvështrimit të çështjeve që ne ngremë këtu, presidenti Vuçiq, e ka humbur kuptimin e vet në ecurinë e kohës dhe në rrolin e presidentit, të cilit nuk i ka mbetë tjetër, vetëm të ikën nga ky vend, apo të gjejë ndonjë rrugë tjetër, sikur atë, që e gjeti paraardhësi i tij Millosheviq.

E njëjtë është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili po bënë ç’mos, që ta çmontojë rrugën e drejtësisë dhe të SPAK-ut, sepse është duke ia «hallakatur» pasurinë bashkëpunëtorëve të tij të krimit, korrupsionit dhe drogës që po lulëzon gjithnjë e më shumë në këtë vend.

Dhe SPAK, si një Strukturë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, do duhej edhe njëherë ta marrë në pyetje Edi Ramën, para zgjedhjeve të 11 Majit të këtij viti, sepse ka dyshime se ky kryeministër i këtij vendi ka bërë lëvërdi të ndryshme antiligjore, duke firmosur e vulosur shumë miratime të pa ligjshme, i cili duhet të përballet me ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat