Recetë natyrore kundër ekzemës

Shëndetësia

Recetë natyrore kundër ekzemës

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ekzema është një gjendje kronike alergjike, e cila prek kryesisht bebet dhe fëmijët. Rol luan edhe trashëgimia. Edhe pse ka ilaçe efikase për mjekimin e kësaj gjendjeje, duhet pasur kujdes që të mos përdorim preparate të ndryshme kimike, sidomos te fëmijët. Për këtë shkak jua sjellim një recetë natyrore për trajtimin e ekzemës.

PËRBËRËSIT

1/4 të filxhanit me tërshërë - 3/4 të filxhanit me vaj kokosi - Disa pika vaj rozmarine 1 lugë vaj ulliri PËRGATITJA: Bluajeni tërshërën, shkrijeni vajin e kokosit në zjarr të qetë, shtojeni vajin e rozmarinës, pastaj edhe tërshërën dhe përziejeni derisa të formohet një masë unike. Shtojeni vajin e ullirit dhe përzieni përsëri.

Largoni nga zjarri dhe qiteni në një enë të qelqtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni sipas nevojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat