Sipas ekspertëve, deri më tani ekzistojnë tre lloje të infeksioneve që mund të konsiderohen si indikatorë në humbjen e shtatzënisë suaj, për të cilët është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë.
Deri më tani, ata kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.
Ndërkohë që, infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative, shkruan Verywell Family.
Vaginoza bakteriale (BV): Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.
Klamidia: Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me sëmundjen inflamatore të legenit (PID).
Gonorrea: Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim.