Ky është paraziti i panjohur mund të shkaktojë dhimbje barku dhe diarre

Shëndetësia

Ky është paraziti i panjohur mund të shkaktojë dhimbje barku dhe diarre

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:22
Banorët e BBVK

Përballeni me dhimbje stomaku, diarre apo fryrje?

A ju shkaktojnë disa ushqime një nevojë urgjente për të shkuar në tualet?

Simptomat e zorrëve janë një shqetësim për miliona britanikë çdo vit, por shkaku mund të mos jetë sindroma e zorrëve nervoze apo intoleranca ndaj laktozës.

Sipas një eksperti të fiziologjisë, një parazit i panjohur – urthet – mund të jenë duke u përhapur në zorrën tuaj.

Dr. Dan Baumgardt, një lektor i lartë në Universitetin e Bristolit, sipas mail online, thotë se inflamacioni në zorrën e vogël, i shkaktuar nga ky parazit, mund të sjellë dhimbje barku dhe diarre.

Ai gjithashtu mund të pengojë thithjen e proteineve dhe hekurit nga zorrët, duke shkaktuar anemi.

Anemia shkaktohet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, që janë të nevojshme për të transportuar oksigjenin nëpër trup, duke sjellë simptoma si zbardhja e lëkurës, marramendje dhe madje edhe depresion.

Ky parazit nuk ndodhet vetëm në zorrë, por shpesh mund të migrojë në traktin respirator, duke shkaktuar kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Urthet jetojnë zakonisht në zorrët e kafshëve si qentë dhe macet, dhe kur këto kafshë shkojnë në tualet, mund të përmbajnë vezë urthe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat