I qetë për nga natyra në jetën private por elektrizues si Dj Cambo në manifestime që organizohen në vende të ndryshme në qytetin e Ferizajt.
Erind Kamberi, i njohur si Dj Cambo, është i respektuar kudo nga gjeneratat e reja.
Mënyra se si përformon ai në shfaqje të ndryshme muzikore, është dhunti që e ka prej Zotit dhe shumë herë e elektrizon atmosferën.
I shumë kërkuar nga të rinjtë dhe të rejat, për një arsye: Muzika hip – hop interpretohet me mjeshtri nga Dj Cambo.
Erindi është nxënës shembullor, e ka për zemër muzikën dhe siç thotë: “Është i lindur për këtë punë”.
Ditëve të fundit ka marrë mesazhe të shumta nga të rinjtë!
Dj Campo nuk e fsheh duke thënë për gazetën “Bota sot”: “Për muzikë ka më shumë mesazhe por ka edhe të këngëve të dashurisë. Kërkojnë ndonjë këngë edhe me të veçantë, që ia vlon damarin!
Njeriun e mban gjallë muzika dhe dashuria.
Ferizaj dhe Kosova ka një rini për mrekulli, që se ka askush në botë, thjesht një vullkan, një motiv shtesë për mu”.
Synimi i tij është që në një të ardhme të afërt të jetë në maje të estradës!
“Jetës nuk i dihet por synimet e mija janë të qarta, një ditë të jam në nivelin më të lartë të estradës, kjo arrihet me disiplinë dhe punë por edhe falë talentit që kam”, shprehet Erindi.