Pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja ka reaguar Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Në një postim në Facebook Kryemadhi shpreh solidarizimin me mjekun Ilir Allkja.
‘Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Ndryshimi po vjen’ shkruan Kryemadhi
Kryemadhi: Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik.Ndryshimi po vjen!