Personi në foto është Përparim Tela, autori që vrau dy motrat në Astir paraditen e sotme.
Fotografia dhe identiteti i tij është shpërndarë nga Policia e Tiranës, e cila ka kërkuar ndihmë për kapjen e tij.
Sipas policisë, shkaku i krimit të rëndë është sherri dhe konflikti që autori ka pasur me bashkëjetuesen e tij, për vazhdimin e lidhjes.
Viktimat e krimit të rende janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Ishte edhe drejtori i policisë së Tiranës Reban Jaupaj i cili ka deklaruar para gazetarëve se nëse e shihni na ndihmoni ta kapim sa më shpejt!