SPAK arreston ish-shoferin e Krimeve të Rënda

Shqipëria

SPAK arreston ish-shoferin e Krimeve të Rënda

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:37
SPAK

Shoferi pranë Ministrisë së Drejtësisë, Hamza Tola, është arrestuar nën akuzën për korrupsion. Tola ka punuar si shofer edhe pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Arrestimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Sipas burimeve që disponon “Ora News” Hamza Tola, i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë eurosh për të legalizuar një hotel në qytetin e Sarandës.

Ndonëse puna ka mbaruar për tre javë, shumë shpejt Hamza Tola ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat