Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 54 vjeçari në Fier

Shqipëria

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 54 vjeçari në Fier

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 54 vjeçar është arrestuar në Fier pasi shiste drogë në lokalin e tij.

Policia ushtroi kontrolle në lokalin në lagjen “16 prilli”, ku konstatoi se ishte përshtatur për përdorim dhe shitje kokaine në doza.

Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.

54 vjeçari përballet me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat