Qeveria pret qe mijëra te rinj te punësohen ne sektorin e turizmit dhe shërbimeve gjatë muajve ne vazhdim.
Sipas saj, deri në vitin 2027, edhe papunësia do të zbresë në nivelin 9.3% në shkallë kombëtare.
Qeveria pret që papunësia të arrijë nivelin më të ulët në vitin 2027. Sot ajo është 10.5% dhe në programin ekonomik afatmesëm numri i të papunëvë do të arrijë 9.3%.
Në dokumentin e reformave ekonomike, shkruhet se qëllimi do të arrihet nëpërmjet rritjes së punësimit me 0.3% çdo vit, ku sektori i shërbimeve, vecanërisht ai i turizmit, do të kontribuojnë më shumë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.
Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga INSTAT cdo tre muaj, papunësia më e lartë regjistrohet tek të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç, e cila sot është në nivelin 22%. Pra, afro 1 në 4 individë të kësaj grupmoshe, nuk janë të regjistruar në sistemin e tatimeve, për arsye që lidhen kryesisht me kushtet e punës dhe pagesat, sesa nevojat që ka tregu.
Këta faktorë i nxisin ata të presin për mundësi të reja që u ofrohen jashtë vendit, në shtetet e bashkimit Europian, Britani apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në dokumentin e qeverisë, konstatohet si problem edhe hendeku gjinor në punësim, ku femrat janë ato që vuajnë në masë më të madhe papunësinë në raport me meshkujt.