Riekspertim për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu

Shqipëria

Riekspertim për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:20
Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe cmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Seanca ka nisur prej orës 09:20 minuta dhe vijon, pasi mbrojtja ligjore e Mediut po paraqet kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara.

Në seancë është i pranishëm edhe Fatmir Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat