Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

Shqipëria

Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

Më: 14 mars 2025 Në ora: 08:03
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, viziton sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës.

Në ora 10:00, Kryetari i PD pritet nga Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti dhe kandidatët për deputet të Qarkut Elbasan, tek ish-Turizmi, Hotel “Skampa”,.

Ku gjithashtu do të mbajë edhe një prononcim për gazetaret.

Më pas z. Berisha do të zhvillojë një takim tek Vila 3, me Drejtuesin Politik të Qarkut, Kryetarin e PD Elbasan, dhe kandidatët për deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat