Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

Shqipëria

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:28
Vlora Hyseni

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm.

Burime nga inteligjenca shqiptare  thanë tch, se këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën. Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi të disa zyrtarëve të SHISH në këtë drejtori me grupe të krimit të organizuar dhe shitjen e informacioneve.

Të dhënat me të cilat është njohur drejtoresha e SHISH kanë qenë shqetësuese dhe e kanë detyruar të reformojë kupolën drejtuese në këtë drejtori. B. D. drejtues drejtorie në këtë qytet është larguar për të vijuar punën si inspektor terreni në Tiranë. Drejtimin e SHISH në këtë qytet, Vlora Hyseni ia ka besuar ish-nëndrejtorit të Fierit S.A.

Kryetari i degës së narkotikëve E. L. për disa vite në këtë drejtori me dosje në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit për lidhjet e papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do t’i duhet të merret me gjurmimin e spiunazhit larg informacion mbledhjes në fushën e narkotikëve.

Ish-drejtori drejtorisë së këtij qyteti A. A. pasi u transferua ne Aparatin Qëndror të SHISH në Tiranë vitin e shkuar, do ti duhet ta vijoj punën si një inspektor i thjesht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat