Brignone ashtu si i ka hije, Lara Gut-Behrami mbetet jashtë podiumit

Skijim

Brignone ashtu si i ka hije, Lara Gut-Behrami mbetet jashtë podiumit

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2025 Në ora: 12:17
Federica Brignone

Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, ashtu si i ka hije lideres së renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, shkëlqeu në La Thuile të Italisë.

Federica Brignone ngadhënjeu në disiplinën e supersllallomit të madh me kohë të kaluar për 57,95 sekonda, me kohë më të mirë për 1 qindtën se bashkëkombësja e saj Sofia Goggia.

Romane Miradoli e Francës përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 5 qindtat se fituesja e garës dhe për 30 qindtat ishte me e shpejtë se zviceranet Corinne Suter e Lara Gut – Behrami.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 57,95
2. Sofia Goggia (Italia) +0,01
3. Romane Miradoli (Franca) +0,05
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,35
4. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,35
6. Elena Curtoni(Italia) +0.59
7. Ariane Radler (Austria) +0.64
8. Valerie Grenier (Kanada) +0.66
8. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.66
10. Joana Hahlen (Zvicra) +0,67

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat