Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për lehtësimin e masave në luftë kundër pandemisë COVID-19.
Tashmë është hequr kufizimi i lëvizjes, derisa edhe maskat nuk janë të nevojshme të bartën kur je vetëm.
Gastronimisë i lejohet puna deri në orën 23:00, derisa lajmi më i mirë për tifozët është se qeveria ka lejuar rritjen e publikut deri në 50 për qind në teatro, galeri, muze, kinema e të tjera, çka nënkupton se edhe në stadiume mund të lejohen tifozë në numër të kufizuar.
UEFA tashmë ka lejuar rikthimin e tifozëve dhe kjo varet nga shtetet si e shohin gjendjen pandemike brenda vendit të vetë. FFK ditë më parë i ka bërë kërkesë qeverisë për lejimin e një numri të caktuar tifozëve në stadiume dhe bazuar në pikën e fundit të masave lehtësues të qeverisë, atëherë i bie që në stadiumet tona do të kemi tifozë të cilët i mungojnë futbollit dhe sporteve në përgjithësi tash e një kohë të gjatë.