Modelja e njohur gjermane, Sofia Thomalla i ka dhënë fund marrëdhënies me portierin e gafave, Loris Karius.
Çifti u bënë shumë të njohur, duke postuar foto nga plazhet më të bukura të botës, por duket se pas transferimit të portierit në Turqi, erdhi edhe divorci mes tyre.
Megjithatë një bukuroshe si Sofia nuk mund të rrinte shumë kohë “single”, pasi tani mediat gjermane raportojnë për një lidhje të saj me tenistin Aleksander Zverev.
Të dy njihen prej vitesh, por duket se frekuentimi i shpeshtë kohët e fundit, ka bërë që ta çojnë miqësinë në një tjetër stad.