Janë zhvillua takimet e xhirosë së 2-të të Kupës së 37-të të Evropës në shah "Mafrhoven 2022" në Austri.
Përfaqësuesit e Kosovës, ekipet Dardania dhe Drejtësia kanë shënuar fitore. Kampioni i Kosovës ka mundur ekipin e Irlandës St Benildus 3,5:2,5.
Fitore kanë shënuar, Përparim Makolli dhe Alban Krasniqi, ndërkaq kanë remizua Endrit Uruçi, Sami Salihu dhe Ardian Jashari, kurse disfatë ka pësuar Korab Saraçi.

Ekipi tjetër i Kosovës, Drejtësia, që është nënkampione e Kosovës, ka shënuar fitore bindëse ndaj përfaqësuesit të Holandës, Zuid Limburg me rezultst 4:2.

Klubi i shahut Dardania-Prishtinë
Fitore për Drejtësinë kanë shënuar Nderim Saraçi, Murtez Ondozi, Astrit Zymberi dhe Përparim Bajraktari.

Alban Krasniqi
Kurse disfatë kanë pësuar, Avni Ermeni dhe Afrim Fejzullahu.

Nderim Saraçi
Të mërkurën, më 5 tetor nga ora 14,00, Drejtësia takohet me ekipin nga Franca, Paul Keres, kurse Dardania luan kundër Valencisë nga Spanja.

Përparim Makolli
Drejtësinë në këtë garë po e ndan njëri nga gjyqtarët më të dalluar të Kosovës, Burhan Misini, me titull gjyqtar ndërkombëtar.

Astrit Zymberi