Gjimnastet Lisa dhe Vilëza Zeqiri mahnitën me paraqitjet e tyre në garën ndërkombëtare Gymfinity në Grünstadt të Gjermanisë.
Motrat Lisa dhe Vilëza treguan mjeshtrit e tyre, në një konkurrencë shumë të fortë.
Një sukses i madh i këtyre vashave, që lartësuan shtetin e Kosovës.

“Gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Elita”, Lisa dhe Vilëza Zeqiri së bashku me gjimnastet Bora, Valëza, Una, Elena, Jora dhe Fitorja nën drejtimin e supertrajnerëve Shkumbin Maqastena e Abeliana Bregu kanë marrë pjesë në garën e gjimnastikës të organizuar nga Gymfinity International në Grünstadt të Gjermanisë, nga data 7 - 11 dhjetor.
Vilëza ka arritur të fitoi tri medalje.
Një të artë dhe dy medalje të bronztë ndërsa Lisa ka arritur të fitoi një medalje të bronztë.
Suksese vajza, suksese Klubi i Gjimnastikës " ELITA " Prishtinë - KGJE, Federata e Gjimnastikes e Kosovës, Komitetit Olimpik të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Sadik Zeqiri në profilin e tij në facebook.