​Kosova dhe Austria do të përballen në Ragbi

Sporti

​Kosova dhe Austria do të përballen në Ragbi

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:51
​Kosova dhe Austria

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë të nivelit ndërkombëtar në sportin e Ragbit.

Ata do të ballafaqohen me Austrinë më 1 prill në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 13:00.

“Është konfirmuar!!! Kosova – Austria do të përballen më 1 prill në stadiumin Hajvalia në orën 13:00.

Ejani dhe mbështesni ekipin tonë kombëtar të Rugbit që do të luajë ndeshjen e tyre të parë ndërkombëtare të XV.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Ragbit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat