Seminar për edukimin e komunitetit sportiv 

Sporti

Seminar për edukimin e komunitetit sportiv 

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustruese

Seminari do të mbahet më 27 maj nw hotel “Sirius” në Prishtinë me fillim nga ora 10:00 deri në 17:00.

Organizimi i seminarit është pjesë e projektit për fushatën për edukimin e komunitetit sportiv për integritetin në sport, projekt ky i fituar nga KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON). 

Për ta zbatuar projektin, KOK ka formuar një grup punues, i cili do të punojë ngushtë me federatat sportive në vendin tonë, duke filluar nga organizimi i këtij seminari. 

KOK i ka ftuar të gjitha federatat sportive në vendin tonë, që të delegojnë personat kompetent në seminar, e që mendojnë se mund ta kryejnë këtë detyrë në organizatën e tyre sportive.

Ligjëruese është Nita Gjikolli, një folëse e jashtëzakonshme që zotëron ekspertizë të thellë në integritetin sportiv, ndërsa në një pjesë të ligjëratës do të na bashkëngjitet edhe Joanna Maranhao nga "Sport & Right Alliance – Network Coordinator", njëherësh notare profesioniste dhe e mbijetuar e abuzimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat