Zëvendësministrja Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, tha se sporti gjithmonë na bashkon dhe fuqizon.
“Muaji i rinisë po shënohet me aktivizëm sportiv për fuqizimin e vajzave në sport!
Sporti është gjuha universale përmes së cilës tejkalojmë dallimet gjinore, fizike dhe etnike, ndërsa i festojmë dhe gëzojmë ato.
Në aktivitetin e realizuar sot në kuadër të muajit të rinisë, përfshirja e vajzave të reja me Syndrom Doën në klubin e futbollit KFV Prishtina dhe ndeshja miqësore mes Prishtinës dhe Brezovicës, përçoi mesazhin kryesor që sporti gjithmonë na bashkon dhe na fuqizon”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.