Aktorja e mirënjohur Diellza Kolgeci, e ka sportin për zemër qysh nga mosha e fëmijërisë.
Janë tri gjëra që e mundojnë aktoren e famshme!
E para, ka pas synim që të bëhet skiatore profesioniste por për shkak të rrethanave të njohura në vitet e 90-ta, ajo vazhdoi rrugën e aktores.
Helena
E dyta, i mbetet peng edhe që nuk u bë basketbolliste për shkak të shtatlartësisë që ka!
E treta, pikë në zemër që nuk u bë tenisere pasi që i ka shkuar ndoresh.
Diellza
Diellza është me profesion juriste.
Diellza sot më shumë se kurrë e shijon kohën e dimrit duke skijuar së bashku me vajzën e saj, Helenën, për të cilën beson e shpreson se do të bëhet sportiste e suksesshme në të ardhmen.
Diellza sot është në sport por si drejtoreshë e klubit më të vjetër në volejbollin e kryeqytetit, KV Prishtina F, anëtare e Superligës B të Kosovës.
Përderisa vet nuk u bë kurrë sportiste profesioniste, ka një synim madhor: Me KV Prishtina F brenda pak viteve të jenë pjesë e garave evropiane.