Pas ftesës së marrë nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës (FSSHK), përfaqësues nga Akademia Olimpike e Kosovës, prezantuan sot vlerat olimpike para nxënësve të rinj.
Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi prezantuan vlerat olimpike para nxënësve të klasave të shtata.
Ky prezantim u bë në Brezovicë, në kuadër të programit “Drejt Malit”, i cili po mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe po implementohet nga FSSHK dhe Federata Skitare e Kosovës.
Qëllimi i këtij prezantimi ishte të ndihmohen fëmijët sa i përket njohurive për simbolet olimpike, historinë e Lojërave Olimpike, historinë dhe sukseset e Kosovës në Lojërat Olimpike, me theks të veçantë medalistet tona olimpike.