Medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, reagon Rama

Sporti

Medalja e dytë olimpike për Shqipërinë, reagon Rama

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 12:50
Islam Dudaev

Shqipëria ka mbyllur Lojërat Olimpike me dy medalje të bronzta, të fituara nga mundësit Çermen Valiev dhe Islam Dudaev.

Pas fitores së këtij të fundit në ndeshjen e sotme, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale.

"JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË.

Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.", ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat