Dorentina Nezaj shkëlqen, kampione ballkanike

Sporti

Dorentina Nezaj shkëlqen, kampione ballkanike

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 18:07
Dorentina Nezaj e Sadik Ferati

Mundësja e Kosovës, Dorentina Nezaj, shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik.

Kjo garuese ka shkatërruar rivalet një nga një duke u stolisur me titullin e kampiones ballkanike.

Trajneri i saj Sadik Ferati është krenar me këtë sukses të madh në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Dorentina Nezaj në grupmoshën U-20 në kategorinë 50 kg, fitoi vendin e parë dhe u shpall kampione ballkanike.

Jon Ramadani në kategorinë 57 kg të grupmoshat U-20 u rendit në vendin e tretë duke fituar medalje të bronztë.

Federata e Mundjes e Kosovës  ka arritur suksese historik duke fituar shtatë medalje ne Kampionatin Ballkanik. 

Vlen për t’u cekur sikur drejtësia të ishte në vendin e duhur edhe mundësi Egzon Xhoni do të fitonte medalje”, ka bërë të ditur FMK.

U15:
Harun Shipkovica- vendi i parë.

U17:
Elsa Nikoci – vendi i parë. 
Lonisa  Reka – vendi i dytë 
Lorena Duraj dhe Kanita Spahija –vendi i tretë.

U20:
Dorentina Nezaj – vendi i parë. 
Jon Ramadani - vendi i tretë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat