Shkëlqen KPP Ahmet Hoxha MK

Sporti

Shkëlqen KPP Ahmet Hoxha MK

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2025 Në ora: 17:32
Trajneri Ardian Lamaxhema me garuesit e tij

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj vazhdon me rezultate të mira duke iu falënderuar edhe punës së madhe e të palodhshme të trajnerit Ardian Lamaxhema.

Pingpongisti i talentuar Olti Behluli është kampion i Kosovës në kategorinë e tij. 

“Figura ëmblematike Olti Behluli - kampion absolut në Kampionatin individual të Kosovës për kategorinë  U - 13 , i pamposhtur në të gjitha ndeshjet.

Fituesit nga klubi ynë:

Olti Behluli - kampion  Individual
Olti Behluli -  i bronztë në çifte
Rron Sojeva – i bronztë çifte
Rosela Abazi -  i bronztë Individual

Rosela Abazi i brontë çifte”, ka njoftuar KPP “Ahmet Hoxha MK”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat