Tirana është zgjuar bosh këtë 1 Janar. Reshjet e shiut të një nate më parë i kanë lënë vend rrezeve të diellit.
Në rrugë janë të pakta makinat dhe kalimtarët. Shumica e biznesve kanë ulur qepenat.
Edhe pse jemi në pandemi, lokalet janë sërish plot për ata që kanë zgjedhur që vitin e ri 2021 ta nisin duke pirë kafen e parë për këtë vit.
Nisur edhe fundjava kanë qenë të shumtë ata që kanë lënë kryeqytetin, duke zgjedhur të kalojnë disa ditë në zonat malore të Korçës apo Shkodrës.