Një zjarr ka rënë në oborrin e një banesë mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Për pasojë, është djegur një mjet tip furgon si dhe është dëmtuar edhe një mjet tip Pegeot.
“Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.