Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, pas fitores kundër Partizanit në Ligën "Gjergj Kastrioti", është i kënaqur me angazhimin e volejbollisteve të tij.
"Skuadra jonë bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
"Unë e kam ditur që fillimi i lojës do të jetë i vështirë për shkak që vimë nga pushimi dimëror dhe kemi pasur kohë te përgatitemi për këtë ndeshje vetëm 9 ditë.
Unë jam shumë i lumtur me vajzat që çdo ndeshje po e marrin shumë seriozisht, atmosfera është fantastike dhe puna maksimale”, tha Kadriu për faqen e FVK-së..