Trajneri i Fer Volley, Arlind Ibrahimi, pas fitores kundër Vllaznisë në Ligën "Gjergj Kastrioti", tha se vashat treguan maksimumin.
"Fillimi i mbarë. Një ndeshje jo aq e lehtë sa duket në rezultat, pasi që ekipi ka pasë prurje të reja dhe kjo do kohë që ekipi të komponohet.
Jam shumë i kënaqur me angazhimin e vajzave! Lojtaret e ardhura nga jashtë duket të jenë të duhurat, pasi në ndeshjen e parë treguan një paraqitje shumë të mirë, por kjo s'do të jetë e tëra pasi javën e ardhshme presim të përforcohemi edhe me një lojtare tjetër.
"Na pret punë shumë e madhe sepse të gjitha ekipet kanë punuar në merkato dhe duket se këtë vit do të kemi një kampionat shumë te fortë"”, tha Ibrahimi për faqen e FVK-së.