Partizani është ekipi i dytë finalist i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Skuadra kryeqytetase mposhti 3-1 Tiranën në gjysmëfinalen e dytë dhe do të luajë ndaj Skënderbeut në finalen që do të zhvillohet në ditët e para të marsit.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale derbi u luajtur në “Feti Borova” ishte e hapur dhe me shumë rivalitet në të katërta setet. Gjithçka u vendos në pikët e fundit, çka tregon rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave.
Partizani fitoi 25-20 e 25-22 dy setet e para, ndërkohë që Tirana rihap ndeshjen, pasi fitoi 25-23 setin e tretë. Gjithsesi, këtu ndalet rrugëtimi i bardhebluve në këtë turne, pasi të kuqtë fitojnë 25-22 setin e katërt e krejt ndeshjen 3-1.
Në ndeshjen e parë, luajtur një javë më parë, Partizani pat fituar 3-2, duke prerë kështu një biletë për në finale, ku do të luajë ndaj Skënderbeut.
Më herët, korçaret eliminuan Vllazninë, duke i fituar të dyja takimet gjysmëfinale.
Gjysmëfinale-Femra
Vllaznia – Skënderbeu, 0-3
Tirana – Partizani, 2-3
Skënderbeu – Vllaznia, 3-1
Partizani – Tirana, 3-1
Finale-Femra
Partizani – Skënderbeu