Qyteti i Pejës po bëhet me Qendër Kombëtare të xhudos.
Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, ka postuar një foto ku shihet ndërtimi i Qendrës së xhudos.
“Ngadalë ngadale sporti me medalje të Artë Olimpike po bëhet me qendrën kombëtare të judos!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Xhudo është sport kombëtar në vendin tonë, sport që ka prurë të gjitha medaljet e mundshme nga arena ndërkombëtare në vendin tonë.