Këtë javë Federata Kroate e Xhudos do të mirëpresë mbi 480 atlet për “Open Europian” që nis nga nesër më 1 maj deri më 2 maj.
Në këtë GrandSlam do të marrin pjesë 33 shtete, përfshi edhe Kosovën.
Trajneri Driton Kuka, me vete ka marrë gjashtë xhudistë: Arbër Kullashi, Shpati Zekaj, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Fationa Kasapi dhe Laura Fazliu.
Vitin e kaluar, Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë.