Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.
Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.
Kosova synon medalje në Lojërat Olimpike.
Majlinda Kelmendi synon ta mbrojë medaljen e artë të fituar në vitin 2016 në Rio.