​Krasniqi: Epiteti për Tonin dhe Distrian i bën nder tërë Kosovës

Xhudo

​Krasniqi: Epiteti për Tonin dhe Distrian i bën nder tërë Kosovës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:35
Driton Kuka

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shpalli Driton Kukën trajneri më i mirë në botë dhe Distria Krasniqin, xhudistja më e mirë në botë, ka thënë se ky epitet, mëse i merituar për të dy sportistët tanë elitarë, u bën nder jo vetëm Tonit e Distrias, por tërë Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se është krenarë me kampionët.

Postimi i plotë

Toni e Distria - më të mirët në botë!

Miku im, punëtori i palodhur, trajneri më i trofeshëm kosovar, Driton Kuka, sonte është shpallur trajneri më i mirë i xhudos në botë për vitin 2021. Në Kosovë e kemi ditur kaherë, por sonte jemi posaçërisht të lumtur për Tonin që këtë epitet e fitoi edhe nga vet Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Këtë titull ia konfirmoi edhe Distria Krasniqi sonte, e cila u shpall, po ashtu, xhudistja më e mirë në botë. Vetëm gjatë këtij viti, Toni me ekip ia sollën Kosovës dhjetëra medalje ndërkombëtare, ndër to edhe dy medalje Olimpike. Prandaj, ky epitet, mëse i merituar për të dy sportistët tanë elitarë, u bën nder jo vetëm Tonit e Distrias, por tërë Kosovës. Shumë i lumtur e krenar për ju, kampionë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat