Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se sukseset e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë modeli i përkryer për zbatimin e parimeve dhe praktikave luftarake të ushtarakëve tanë që do të standardizohen në modulet doktrinore.
Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se kampionet tona dhe të gjithë botës, u rikonfirmuan si më të mirat në botë për vitin 2021 edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
“Sukseset e Driton Kukës, Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë modeli i përkryer për zbatimin e parimeve dhe praktikave luftarake të ushtarakëve tanë që do të standardizohen edhe në modulet tona doktrinore.
Për të fituar, gjithmonë duhet të bashkohen cilësitë e shpirtit, forcës, teknikës dhe aftësia për të marrë iniciativën. Krenar gjithmonë me ju, kampionë”, shkruan Mehaj.