Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, ngre alarmin për sportin e Kosovës.
Kuka tha se sporti po ngec në Kosovë. Ai ka dhënë edhe shkaqet e ngecjes.
“Sporti në Kosovë po ngec!
Realitet që deshëm apo s’deshëm po ndodh!
Në mungesë të rezultateve serioze mandej po dalin në pah lloj - lloj gara e tituj në federata të ndryshme për të arsyetuar mungesën e rezultateve kulminante.
Lajthitja është duke u bë trend që po e konsumojnë edhe institucionet kredibile në vendin tonë me ose pa dashje.
Shumë pak ose aspak vëmendje e përkushtim për sportistët me potencial, edhe sportistëve po ju servohen mos sukseset si suksese.
Reflektoni për të ecur tutje, institucionet sportive janë për sportistë e investime në suksese të sportistëve e jo në shëtitje e turizëm e përfitime për udhëheqës të institucioneve sportive!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.