Blin Kuka është shumë afër të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës dhe të fitojë medaljen e parë për ekipin tonë në EYOF Maribor 2023.
Xhudisti ynë (-90 kg) do të luftojë për medaljen e bronztë, pas rrugëtimit të suksesshëm në repesazh.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin u ndal nga Aslan Kotsoev, i cili më pas i mundësoi repesazhin.
Kuka shënoi dy fitore, ndaj letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit, Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.
Për të bronztën garon me spanjollin, Perez Ramirez, prej orës 17:00.