Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është deklaruar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në emisionin Debat Plus ka thënë se tërë jetën ka qenë me UÇK-në dhe se kjo e fundit e meriton çmimin Nobel.
“Jam prej luftëtarëve që asnjëherë nuk e kam lëshuar vend-luftimin. Vetëm në zona të luftës kam qenë çdo herë. Shpesh kam thënë se lufta e UÇK-së, duhet të nderohet me çmimin Nobel.
Po ashtu unë ju them që gjithë jetën kam me qenë UÇK, para secilit person. Mburrem me luftën që ka bërë Kosova', tha Haradinaj.