Presidentja uron Krishtlindjet

Aktuale

Presidentja uron Krishtlindjet

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:22
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Ajo ka shkruar se tani në pandemi më shumë se kurrë duhet t’u zgjatet dora atyre që kanë nevojë.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve. Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj!”.

“Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me COVID-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi. T`ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni! Për shumë mote, Gëzuar!”.

Krishtlindjen uruan edhe shumë udhëheqës të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat