Analisti aderoi në PDK, ish-këshilltari i Albin Kurtit ka një pyetje për të

Aktuale

Analisti aderoi në PDK, ish-këshilltari i Albin Kurtit ka një pyetje për të

Nga: A.Zh Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:25
Ardian Kastrati dhe Enver Hoxhaj

Analisti politik Ardian Kastrati, i është bashkuar nga sot Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se ftesa për aderim nga kjo parti i kishte ardhur 21 vite më parë.

Për këtë ka reaguar Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Gashi ka ironizuar me Kastratin, duke e pyetur se si është e mundur që ftesës t’i përgjigjet 20 vite më vonë.

Reagimi i Gashit në Facebook:

"Ftesa për t'iu bashkuar PDK-së më është bërë kur u themelua PDK-ja, 21 vite më parë. Kësaj ftese iu përgjigja 20 vite më pas", tha analisti.

Si është e mundshme që ftesa të bëhet para 21 viteve, e ti i përgjigjesh pas 20 viteve?

Kjo do të thotë, analisti i është bashkuar PDK-së para një viti?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat