Haradinaj përkujton Enver Malokun

Aktuale

Haradinaj përkujton Enver Malokun

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:54
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e aktivistin dhe gazetarit Enver Maloku.

Haradinaj në Facebook, shkruan se roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.

“Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e c?lirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai shton se Enver Maloku do të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën historike.

Postimi i plotë:

Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike.
Lavdi e përjetshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat