Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka edhe shumë kohë për të vendosur nëse do ta pranoi kushtin e PDK-së, që të hyjnë vetëm në listën e tyre zgjedhore me kandidatët e saj, ose të garojë e vetme.
Media merr vesh nga burimet e saj brenda të dyja këto parti, se marrëveshja mes tyre tashmë ka përfunduar dhe se Nisma do të garojë nën listën e PDK-së.
Po ashtu ky burim tha, se ka pasur diskutime të forta përbrenda Nismës nëse duhet ta pranojnë këtë marrëveshje apo jo.
Ne kemi tentuar që të kontaktojmë zyrtarët e këtyre partive por asnjëri nga ta nuk janë përgjigjur thirrjeve tona.
Deri në këto momente zyrtarisht, asnjëra parti nuk ka deklaruar pro ndonjë koalicioni siç jemi mësuar të shohim.