Ushtruesja e detyrës e presidentes së vendit, Vjosa Osmani sot do të votojë në ora 10:00.
Osmani do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Pas kësaj, Osmani pritet të japë edhe një prononcim për medie.
Ndryshe, një milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote, prej tyre 49 mijë e 198 votues për herë të parë, sot vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe Qeveri.