Plan programi i Qeverisë Kurti në sistemin e drejtësisë po vlerëson jashtëzakonisht i mirë.
Ehat Miftaraj nga IKD-ja thotë se ka disa çështje që nuk është i pajtimit, por në aspektin politik mund të arsyetohet nëse rezultati del i mirë.
Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kryeministri Albin Kurti ka informata deh mbështetje që ne nuk e dimë.
Postimi i plotë:
Programi i Qeverisë Kurti II për sistemin e drejtësisë në letër jashtëzakonisht i mirë, për objektivat që i ka përcaktu!
Janë disa çështje që nuk jam i pajtimit, por që në aspektin politik mund të arsyetohet nëse rezultati do del i mirë.
Poashtu e mirëpres qasjen konstruktive dhe eliminimin e të gjitha pjesëve të programit të elaboruara në ekspozenë e paraqitur gjatë fushatës elektorale e që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutë dhe vlerat që do të cenonin sundimin e ligjit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.
Fatmirësisht, të gjitha vërejtjet e IKD të parashtruara në analizën ligjore janë marr për bazë. Përjashto, këtu Padinë për Gjenocid, por që prapë në aspektin politik mbase z. Kurti ka me shumë informata dhe mbështetje që ne nuk e dimë. Koha do ta dëshmoj.