Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevojat e veçanta për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.
Në komunën e Prizrenit më së shumti vota prej 537 sosh i mori kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Myhaher Haskuka pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, me 409 vota.
Teksa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, mori 211 vota.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të kandidatëve për kryetarë dhe votat që morën.
