Ish ambasadorit i Kosovë në Tiranë, Nait Hasani ka udhëtuar sot për në Hagë.
Hasani tha se ka shkuar për t’i vizituar shokët e tij që ndodhën në Hagë.
Tutje, Hasani ka shtuar se nuk është as dëshmitar as i dyshuar.
“Nuk kam udhëtuar as në cilësinë e të dyshuarit as të dëshmitarit. Unë kam ardhur t’i vizitojë bashkëluftëtarët dhe shokët e mi, Hashim Thacin, Kadri Veselin, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, më ka marrë malli me i pa shokët”, ka thënë Hasani.
Më 4 nëntor janë bërë një viti që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime të luftës.