Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar për linçimin që po i bëhet profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili postoi video në rrjetin social Tik Tok duke vallëzuar.
Labi në një postim në Facebook, ka shkruar se profesori ka bërë punën më të mirë për motivimin e nxënësve përmes videove të tij personale.
Për këtë, Labi i premtoi publikisht profesor Pacit se do ia dhurojë një pushim treditor, në Shqipëri ose Turqi.
Postimi i plotë:
Prof i dashur, pata vendosur me u marr vetëm me punët e mia dhe me raste të cilat kanë nevojë për sherim, sepse ndryshe , këtu gjithçka është politizuar.
Prof i dashur, ju keni bërë punën më të mirë, duke i motivuar nxënësit dhe duke ju dhuruar vullnet me ato video supër personale, në kohën kur e gjithë RINIA E KOSOVËS është jashtemase e deshperuar.
Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgje.
Ju jeni mesues , jeni një HERO.
PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga " Dora e Shqiptarëve" qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi.🤝😉thjeshtë theje deri N'rrahime siç e perdorim ne në shoqeri😄😄
Te duam,
Me respekt për ju, nxënësi , nxënësit dhe vellau me të gjithë shqiptarët.
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.